Teknologjia e dritareve

për shtëpi me ndjesi të këndshme

Dritaret hapin pamjen drejt botës. Teknologjia e dritareve nga Winkhaus i bën gjithashtu rezistente, të besueshme dhe praktike. Teknologjitë tona ndihmojnë në kursimin e energjisë dhe përmirësojnë klimën e brendshme. Ato mbrojnë me efikasitet ndaj vizitorëve të paftuar dhe zhurmës nga jashtë. Dhe duke qenë se Winkhaus ka një sistem sigurie dhe komoditeti, mund të ofrojë nivelin maksimal të prakticitetit. Zgjidhjet tona inteligjente reduktojnë barrierat në minimum dhe garantojnë që të ndiheni të sigurt në shtëpi – gati nuk ka rëndësi se çfarë forme e madhësie kanë dritaret tuaja.

Sistem për mbyllje te dyerve

Siguri me koncept

Te Winkhaus siguria nuk është thjesht ndjesi, por një koncept i plotë mbi të cilin bazohen siguresat tona novatore të dyerve të sigurisë. Me këto zgjidhje të mirëmenduara ne fokusohemi te nevojat e teknologjisë së sigurisë dhe i kombinojmë me komoditetin praktik. Falë kësaj qasje gjithëpërfshirëse teknologjia Winkhaus i bën edhe më të sigurta shumë dyer në të gjithë botën. Winkhaus mbështetet mbi zgjidhje efikase mekanike, automatike dhe të motorizuara që ofrojnë mbrojtje të qëndrueshme. Teknologjitë tona janë të pajtueshme me shumë sisteme inteligjente nga liderët e kontrollit të organizimit të mbarëvajtjes.

Türverriegelung Haustür grau Wand weiß

Organizimi mbarëvajtjes

Teknologjia e mbyllje e së ardhmes

Janë teknologjitë dhe shërbimet tona inteligjente që e bëjnë jetën më të lehtë. Sot teknologjia inteligjente komandon dhe kontrollon se kujt i lejohet të hyjë në ndërtesë dhe në çfarë ore. Winkhaus ka qenë dhe mbetet shumë e përgatitur për tregun me zgjidhje të tilla dhe i ofron këto zgjidhje të kyçjes elektronike përveç sistemeve të kyçjes mekanike. Në të dy repartet e produkteve ne përqendrohemi jo vetëm mbi cilësinë dhe rezistencën e veçantë të produkteve tona, si dhe prakticitetin e tyre, por dhe zhvillojmë një koncept tërësor të përshtatshëm individual për ndërtesën tuaj përkatëse me shërbimin tonë tejet të kualifikuar – pavarësisht nëse dëshironi të siguroni banesën familjare apo kompaninë tuaj. Ne e kemi ditur prej dekadash tashmë se çfarë kërkojnë përdoruesit dhe se si mund të ndërthuren më së miri këto dëshira me kërkesat e sotme për siguri dhe fleksibilitet.

blueSmart

Zgjidhja jonë për kompanitë

blueSmart është sistemi inteligjent i kyçjes për menaxhimin e përshtatshëm të strukturave komplekse të ndërtesave. Në një mënyrë të re, ajo kombinon avantazhet e zgjidhjeve offline dhe online me përfitimet e rrjetëzimit virtual të sistemeve të kyçjes, mund të zgjerohet në mënyrë dinamike dhe reagon në mënyrë fleksibile ndaj nevojave tuaja individuale.

elektronische Zutrittsorganisation blueSmart Laptop Smartphone Software

blueCompact

Zgjidhja jonë për shtëpitë dhe bizneset e vogla

Me blueCompact, Winkhaus ofron një sistem mbylljeje elektronike me performancë të lartë me deri në 99 çelësa dhe deri në 25 cilindra ose lexues për shtëpinë tuaj, si dhe dhomat e kompanive ose klubeve, të cilat mund të kontrollohen lehtësisht nëpërmjet një aplikacioni.

Zutrittsorganisation blueCompact Schluessel vor Smartphone deutsch

Më shumë informacion rreth produkteve tona, mund të gjeni në: